CFARE DUHET TE DIME?
Cfare do te thote te sigurosh depozita?
Roli dhe qellimi i krijimit te ASD?
Cfare sigurohet?
Cfare nuk sigurohet?
  www.bankofalbania.org

NJOFTIM PER SHTYP, mbi Mbledhjen e Grupit Keshillimor te Stabilitetit Financiar, 20 shkurt 2015.

Udhezim për Sigurimin e Depozitave në Banka.

Udhëzim Për Sigurimin e Depozitave në Shoqëritë e Kursim Kreditit.

Njoftim per shpallje ankandi me objekt shitje autoveture Ford Explorer jashte perdorimit.

Interviste e Drejtorit te Pergjithshem te Agjencise se Sigurimit te Depozitave z. Toni Gogu ne revisten Monitor, nr. 35 dt. 15.09.2014.

Deklarate per shtyp mbi nenshkrimin e Marreveshjes per Linjen e Kredise me BERZH.

Mbi aktivitetin me nxenesit e shkolles verore ne ambjentet e Agjencise se Sigurimit te Depozitave.

Njoftim per zhvillimin e mbledhjes se rradhes te Grupit Keshillimor te Stabilitetit Financiar (GKSF) me date 30 qershor 2014.

Njoftim mbi miratimin e ligjit nr. 53/2014, date 22.05.2014 ''Per sigurimin e depozitave''.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
www.iadi.org www.imf.org
www.efdi.net www.worldbank.org
 
  Miresevini !

Të nderuar depozitues,

Agjencia e Sigurimit të Depozitave është një institucion i pavarur i krijuar në vitin 2002 dhe që funksionon në bazë të ligjit Nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, misioni i së cilës është mbështetja dhe forcimi i stabilitetit të sistemit financiar e bankar në vend. Objektivi kryesor publik i Agjencisë është:

Kompensimi i depozitave të depozituesve deri në 2.500.000 lekë për depozituesit në sistemin bankar dhe deri në 2.000.000 lekë për depozituesit në shoqëritë e kursim kreditit.

Në mbështetje të objektivit kryesor, dy objektivat dytësorë të Agjencisë janë:

  • Të mbrojë interesat e depozituesve, dhe
  • Të kontribuojë në stabilitetin e sistemit bankar e financiar.

Vizioni
Agjencia e Sigurimit të Depozitave është një institucion publik, anëtare e rrjetit të sigurisë financiare në vend, që kontribuon në ruajtjen dhe forcimin e qëndrueshmërisë së sistemit bankar e financiar, nëpërmjet rritjes së efektivitetit të skemës së sigurimit të depozitave në përputhje me standartet ndërkombëtare të garantimit të depozitave.

Vlerat
Agjencia e Sigurimit të Depozitave dhe punonjësit e saj ndërtojnë me profesionalizëm një institucion në shërbim të publikut, i cili në plotësimin e misionit institucional mbështetet në:
Aftësi dhe integritet nëpërmjet përgatitjes dhe kualifikimit të punonjësve të saj me standarte të larta bashkëkohore, profesionale dhe etike.
Efektivitet nëpërmjet përgjigjes me shpejtësi dhe në mënyrë profesionale ndaj nevojave që diktojnë zhvillimet kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e sigurimit të depozitave.
Bashkëpunim nëpërmjet komunikimit dhe koordinimit efektiv midis punonjësve të saj, si dhe me insitucionet vendore rregullatore e mbikëqyrëse, anëtare të rrjetit të sigurisë financiare të cilat mbështesin gjithashtu sistemin e sigurimit të depozitave.
Përgjegjshmëri profesionale dhe transparencë nëpërmjet sjelljes dhe veprimit me efektivitet në çdo situatë.
Mbrojtja e interesit publik - Agjencia dhe punonjësit e saj janë përgjegjës për zbatimin e kuadrit ligjor e rregullativ të sigurimit të depozitave në vend, në emër dhe interes të publikut, duke trajtuar me paanësi çdo këndvështrim të anëtarëve të skemës së sigurimit të depozitave.